Modelja për eksperiencën e shtatzanisë: “kisha shumë frikë ( por e ka ndihmuar dhe vjehrra e vet e e famshme!!). 0 969

Themeluesja e agjensise ‘Grace Models’, Greiss Petrovic ka rrëfyer eksperiencën e shtatzanisë si e ftuara e radhës e emisionit ‘Ftesë për 5’ . Perpara gati dy muajsh erdhi në jetë vajza e saj e parë, Emili, të cilën modelja bukuroshe e konsideron “ një bekim“ në jetën e vet.



Por shtatzania dhe lindja nuk kanë qenë dhe aq të thjeshta për të; Greiss rrëfen se e ka përjetuar këtë eksperiencë me goxha frikë. Si të mos mjaftonte një gjë e tillë, edhe lindja nuk u arrit të bëhej normale. Kushtet e detyruan modelen t`i nënshtrohej një ndërhyrjeje cezariane, por vëmendja dhe ndihma e njerëzvë të afët nuk i kanë munguar aspak, përkudrazi e kanë ndihmuar shumë të kapërcente vështirësitë.

Sic pohon dhe vetë, një udhërrëfyese e vyer për të është vjehrra, të cilën ne nga ekrani e njohim si “ Zonja Tefta“, së cilës ia dëgjon shumë këshillat.

Previous ArticleNext Article