Zhduket aktorja më e famshme e Kinës, askush s`e di ku është! 0 653

Në Amerikë është e paminagjinueshme që Jennifer Lawrence për shembull të shkelë tapetin e kuq, dhe pastaj ditën tjetër, të zhduket pa lënë gjurmë. Do të ishte bërë nami apo jo? Në Kinë ndërkohë autoritetet heshtin mbi zhdukjen pa nam e pa nishan të Fan Bingbing, një nga aktoret më të njohura dhe më të paguara të shtetit komunist.



Askush nuk e di c`ka ndodhur me të. Për herë të fundit ajo u pa në publik në 31 qershor kur vizitoi një spital fëmijësh, e tre javë më vonë, u vu re dhe heshtja që pllakosi profilin e saj në rrjetin popullor social kinez Sina Weibo.

Dyshimet më të mëdha janë të një ndërhyrjeje të partisë komuniste kineze. Fytyra e saj ka dalë në reklamë të firmave luksoze si Cartier dhe Louis Vuitton, por indiferenca që po tregohet ndaj kësaj zhdukjeje është e frikshme!

Previous ArticleNext Article