KreuStil Jetese

Është kënga e saj, por Ronela Hajati nuk e pëlqen fare!

Ndodh edhe kështu! Pasi ke shpenzuar para, kohë, energji, pasion… pavarësisht dëshirës së madhe që çdo gjë të shkojë mirë, në fund produkti thjesht nuk të ngjit.

Duket se kështu ka ndodhur me një prej këngëve të Ronela Hajatit, klipi i të cilës është me të vërtetë i bukur, por për këngëtaren kjo është një ndër krijimet që ajo nuk  e ka shumë qejf. E ftuar në Pop Culture, Hajati ka rrëfyer se “Maje Men”, është një këngë të cilën ajo nuk e ka fort për zemër, nuk ka dëshirë ta dëgjojë, nuk e këndon nëpër koncerte sepse siç ajo u shpreh; thjesht nuk i ngjit. “Ndoshta ngaqë dalja e këtij klipi u zgjat shumë dhe une mendoj se një këngë duhet të dali që në fillim, ose fare”; u shpreh Ronela.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF