KreuStil Jetese

Humbët eventin më ‘cool’ në kryeqyet ? Të paktën mos humbisni fotot!

Mbrëmja e djeshme ishte e gjitha e rezervuar për atë që mund të cilësohet pa frikë si eventi më ‘cool’ i sezonit në kryeqytet. Kompania “iMoto” në bashkëpunim me “Bordo” bën bashkë emra të njohur të artit, personazhe publikë e jo vetëm në ArTurbina për ta shndërruar vendin në një festë aspak të zakonshme dhe krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim. Të ftuarit, shijuan pijet, e ku s’kish si të mungonte edhe birra fiks siç edhe i takon një eventi të tillë rock, me muzikë të zgjedhur nga dj e ndërsa zëri i jashtëzakonshëm i Renis Gjokës do të ndizte edhe më ‘motorrët’ me hitet botërore më të bujshme.

Një event me tematikë dhe identitet, me emërues pasionin për shpejtësinë, emocionin, garën, sytë të mbeteshin te të zotët e shtëpisë që ishin modelet më të fundit të motorrëve HONDA. Drejtuesi i kompanisë iMoto, Idlir Ahmati, i cili prezantoi edhe eventin u shpreh i lumtur për mbërritjen për herë të parë në Shqipëri të prodhuesit më të madh të motorrave që prej 1959-ëse, markës prestigjioze “Honda” si dhe i njohur të pranishmit me filozofinë e kompanisë iMoto.

Drejtuesi i kompanise iMoto, Idlir Ahmati

Nga ana tjetër të ftuarit VIP ishin përshtatur mjaft mirë me kodin e veshjes së mbrëmjes duke qenë se kishin zgjedhur të visheshin me lëkurë- copa tipike identifikuese për motorristët dhe të apasionuarit pas motorrave.

SHIHNI ME POSHTË FOTOT E TË FTUARVE VIP

Çfarë është iMoto?

iMoto ose ndryshe liri për të shijuar! iMoto është frymëzuar nga mënyra më e thjeshtë për t’u fokusuar në pasionin dhe nevojat njerëzore. Me eksperiencë në inovacion dhe analizë të detajuar mbi qarqet në zhvillim, iMoto ka lindur që të bëhet kompania e parë automotive në Shqipëri, që do të sigurojë një shërbim 360 gradë nëse nevojitet transport por jo vetëm. Transporti është një koncept i gjerë dhe sigurisht që ne në iMoto kemi në plan ta mbulojmë gjerësisht me eksperiencë dhe dedikim. Ne nuk ofrojmë vetëm njërrotak, biçikleta apo makina; ne sigurojmë zgjidhje për një përvojë unike udhëtimi në mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurt të mundshme.

Si?
Me produktet dhe shërbimet më cilësore, këshillat profesionale dhe mprehtësinë e mbështetjes teknike ti thjesht udhëto….. Pjesën tjetër na e lër ne në dorë!

Besimi është thelbësor për të gjithë, prandaj ne kemi zgjedhur një partner si HONDA Motors CO. Për herë të parë në Shqipëri prodhuesi më i madh i motorrave që prej 1959-ës, me të gjitha atributet e merituara për konsumatorët e të gjitha kategorive, nga motoçikletat funksionale për përdorim të përditshëm te aventurierët dhe ata që pëlqejnë adrenalinën dhe ata që duan komfortin, çdo person që e do biçikletën do të ketë mundësinë të marrë produktet e duhura, të përbërë me kujdes dhe profesionalizëm për të dhënë rezultatet maksimale

iMoto showroom Rruga “Frang Bardhi”, Ndertesa Nr.160, Kati 1, do të jetë stacioni kryesor i produkteve HONDA dhe pikë kontakti për çdo kërkesë. Përvoja e trashëgimisë së kombinuar me gamën dhe mbështetjen e produktit do të jetë një terren që do të lejojë iMoto, të zhvillojë më tej vizionin e filozofisë “pa pushim”. Të jesh adaptiv ndaj kërkesës është një nevojë në çdo rrjedhë të jetës, por mënyra se si ne e bëjmë është çelësi për një të ardhme solide.

iMoto fillojnë me nevojat e përditshme në zonat urbane e deri në zonat më ekstreme të bregut të detit të bukur ose në alpe, ku natyra ndjehet si mikja më e mirë, iMoto do të sigurojë përvojën më të mirë në çdo terren të Shqipërisë. Një mal i bukur ose një plazh i vetmuar do të jetë vetëm një buton larg, për eksperiencën më të bukur aventureske ndonjëherë.

“iMoto Rental” dëshiron të jetë pjesë e iMoto, por nuk zotëron një motoçikletë?
Asnjë problem! Ne besojmë te ju prandaj do të sigurojmë flotën e plotë në dispozicionin tuaj. Çfarë ju përshtatet më mirë me të gjitha këshillat dhe mbështetjen e nevojshme për kohën që nevojitet për të përmbushur veten tuaj? Të udhëtoni rreth e rrotull shtëpisë me një skuter praktik ose të ngjisni një mal me një biçikletë të fuqishme nuk do të bëjnë një diferencë për ne por për ju…..Po!

Platforma iMoto do të jetë e pajisur me disa kategori të shërbimeve dixhitale për një ndjenjë ndryshe udhëtimi. Të gjithë do të kenë akses në instrumentat tona dhe do të mund të marrin informacione në kohë reale për pikat e interestit, organizatat ose lajme direkte!

Fjodora Fjora

Blendi Salaj

Eva Murati

Orinda Huta

Gezim Kame dhe Viktor Zhusti

Eva Alikaj

Nga e majta: Arber Cepani, Ilda Lumani, Greta Lekaj, Robert Aliaj, Eva Murati, Fjodora Fjora, Francesca Coniku

Rudina Dembacaj, vajza Viktoria dhe bashkeshorti Aleksander Varfaj

Ne mes: Drejtuesi i kompanise iMoto: Idlir Ahmati

Gentian Zenelaj

Robert Aliaj

Dasara Karaiskaj

Irma Libohova dhe Dasara Karaiskaj

Franceska Çoniku

Ervin Kurti

Arber Cepani

Eni Shehu

Alba Cobaj dhe Dasara Karaiskaj

Ersi Ngjela

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF