Këngëtarja shqiptare qenka shtatzënë, ‘sekretin’ ia nxjerr kolegia 0 2660

Eneda Tarifa sapo na tregoi një sekret! Dashur pa dashur këngëtarja përmes një fotoje në Instagram na zbuloi se kolegia e saj-gjithashtu këngëtare e njohur-Denisa Gjezo qenka shtatzënë. Në një fotot të të dyjave bashkë, Eneda ka dashur të tregoj se Ghezo po largohet nga jeta aktive e koncerteve dhe live-ve në kryeqytet për shkak të pritjes së ëmbël dhe se Enedës do t’i mungojë koha e kaluar bashkë me të në skenë e pas saj.



Vetë Denisa nuk ka bërë asnjë publikim në llogarinë e saj në Instagram lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme, madje edhe kur një prej ndjekësve e ka pyetur se përse po tërhiqet nga muzika, ajo është përgjigjur se ka një detyrë tjetër në muajt në vazhdim duke mos dashur të tregoj në rrjetet sociale për pritjen e ëmbël.

Me më shumë se 15 vite karrierë, krahas këndimit në lokalet live, mund të kujtojmë edhe angazhimin e saj në Top Channel ku ka kënduar në emisionin “E diell” apo edhe në festivalet “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”. Ajo është e martuar me partnerin e saj Besian Xhemnica, gjithashtu muzikant-instrumentist në grupin e saj muzikor.

Previous ArticleNext Article