
Robert Aliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ku ka treguar për herë të parë një histori të ndodhur shume vite më parë.
Artisti shqiptar ka folur hapur për eksperiencën e tij të parë me një femër e cila sipas rrëfimit ka qenë e pazakontë. Me natyrën e tij moskokëçarëse Aliaj tregon “Unë nuk kam bërë dashuri për herë të parë, mua në ka përdhunuar një femër, në moshën 16-vjeçare, një mami”.
Ai vijoi më tej rrëfimin kur tha se “kjo ngjarje më ka shkatërruar”, ndërsa tregoi se pavarësisht si duket në syrin e publikut, ai është një njeri i ndjeshëm, dhe përpiqet të qendrojë i fortë vetëm për fëmijët. “Dua ta mbaj veten për fëmijët, por unë jam shumë i dobët”, tha artisti.
Robert Aliaj është i martuar me përkthyesen Mimoza Dino dhe nga historia e tyre 30-vjeçare e dashurisë kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijët e tyre: djali Kristi dhe vajza Gala.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)