Si ju ndihmon zgjedhja e parfumit të duhur të arrini atë që dëshironi 0 265

Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni një person plot me vetëbesim pasi të gjithë ne kemi nevojë për ndonjëherë për pak shtysë dhe më shumë vetëbesim në situata të ndryshme dhe zgjedhja e aromës së duhur mund të jetë çelësi. Ekspertja e parfumeve Lizzie Ostrom zbulon se sit ë zgjesdhim aromën e duhur për situatën e caktuar që nga paraqitja në punë e deri te flirti nëpër festa.



Situata: Një takim pune ku ti dëshiron të shfaqesh serioze

Këtu duhet të mendojmë për aromat rreth nesh. A duam diçka voluminoze? Jo duam që aroma jonë të ‘zhduket ‘ me shpejtësi pra të jetë një aromë e lehtë si për shembull një parfum me lule portokalli që është energjik dhe radiant por edhe që është I pëlqyer nga shumë njerëz.

Situata: Një takim ku keni nevojë të fshihni stresin e ditës

Në këtë situatë nevojitet një parfum me një aromë paksa të fortë pasi do të ketë perfekt dhe do të shërbejë si një mburojë mbi fustanin me lule. Molton Broën’s Russian Leather është një nga këto aroma perfekte që mban një aromë shumë të këndshme te një femër.

Situata: Një festë ku dëshironi të joshni dikë

Së pari në një situatë të tillë është e mira të zgjedhësh një parfum aroma e të cilit qëndron mbi gjashtë orë pasi ti nuk e di sa kohë do të zgjasë joshja dhe është e këshillueshmë të hidhet një orë para festës në mënyrë që të mos duket sikur ke hedhur të gjithë parfumin përsipër.

Situata: Ndihesh në ankth kur je vetëm

Pak rëndësi ka nëse do të shkosh për joga apo e vetme në kinema, ti dëshiron të ndihesh e qetë dhe e relaksuar gjatë kësaj kohe dhe parfumi ndikon. Një aromë e lehtë është perfekte dhe nuk do t’ju bëjë të ndiheni nervozë.

Situata: Xhiro të dielën

Për ato fundjavat kur përton të çohesh nga gjumi dhe të bësh ndonjë gjë parfumi I duhur është një aromë e lehtë e ëmbël që do t’ju japë comfort.

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article