Elisabetta Franchi bashkon vajzat e njohura të ekranit! 0 1281

Stilisja e njohur italiane, duket se është një prej emrave më të pëlqyer nga vajzat e showbizi-it shqiptar, pasi shpesh veshjet e saj janë bërë pjesë e garderobës së figurave televizive shqiptare. Kësaj here Elisabetta ka ‘bashkuar’ 5 emra bukuroshes, të cilat mesa duket ndajnë të njëjtën shije për një prej fustaneve të stilistes, i cili ka qenë pjesë i koleksionit të vitit 2016. I shkurtër, me thekë ne pjesën e poshtme të tij dhe në supe, e me bel të theksuar është kthyer në fustanin që po e shohim që tek Lori Hoxha e Alketa Vejsiu e deri tek Rashel e Kejvina.



Gjatë programit Xing me Ermalin mbrëmjen e së shtunës, Kejvina u shfaq e veshur me versionin e zi të fustanit. Ndërkohë që ne menjëherë u kujtuam që e kishim parë disa herë këtë veshje në emrat e tjerë të njohur.

E para që e ka veshur këtë krijim të Elisabetta Franchi ka qenë Lori Hoxha e cila pati fatin ta bënte të sajin menjëherë pasi koleksioni kishte dalë. Trashëgimtarja e Top Chanel zgjodhi versionin  e kuq me vija të këtij fustani në festën e Top Media në dhjetorin e 2016-ës.

Pak muaj më vonë e ftuar në Procesin Sportiv ne Top Channel, Rashel Kolaneci u shfaq e veshur me të njëjtin fustan.

Alketa Vejsiu në një prej puntatave të edicionit të vjetshëm në Dance With Me, preferoi versoonin e zi të fustanit nga Elisabetta Franchi. Ndërsa vetëm pak ditë më vonë do ta shihnim sërish në Tv Klan të njëjtin fustan.

Edhe Jona Spahiut duket se i ka lënë mbresa kjo veshje pasi ajo e zgjodhi ta vishte në edicionin e parë të “C’est la vie” në një prej netëve konkurruese.

 

Previous ArticleNext Article