KreuCelebrity

Greta Koçi rrëfen propozimin e çuditshëm që mori nga futbollisti i Kombëtares

Mbrëmjen e së shtunës, e ftuara e Ermal Mamaqit në programin e tij ishte këngëtarja Greta Koçi. E pyetur nga Mamaqi nëse ka patur raste ngacmimesh nga emra te njohur, Greta rrëfeu një propozim të çuditshmëm që kishte marrë nga një futbollist i njohur i Kombëtares shqiptare, por duke mos  e zbuluar emrin e tij.

“Më shkuan për të më komplimentuar për një këngë që sapo kisha publikuar, dhe unë duke qenë se ishte figurë publike e falenderova. Pas disa kohësh ai më shkruan sërish dhe pa thënë as një përshëndtetje më thotë se ka ardhur nē Tiranë dhe se ndodhet në një X restorant-hotel.

Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve; ja ktheva.

Përgjigja  e tij  e menjëhershme ishte se a do vish dhe ti.

Përse duhet të vij;- ja ktheva. Ke nevoje për ndihmë, je sëmurë; të lajmëroj ambulancën; të ështe prishur makina; marr në telefon policinë.

Sigurisht ai nuk  e priti atë përgjigje dhe vetëm pas disa orësh më shkruajti duke më thënë se unë jam keqkuptuar, sepse ai nuk kishte ndonje sens të keq”: ka përfunduar rrëfimin e saj këngëtarja rreth këtij flirti të futbollistit që mesa duket nuk ka shkuar ashtu siç lojtari i futbollit e kishte menduar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF