KreuCelebrity

Njihuni me Emin, vajzën e Aleksandër Frangajt!

Ndryshe nga trashëgimtarët e televizionit Top Channel të cilët njihen nga të gjithë, ata të televizionit rival Tv Klan kanë ruajtur një profil tejet të ulët publik, aq sa pak ose aspak e dinim që vajza e Aleksandër dhe Alba Frangaj qenka një zonjushë gjimnaziste shumë simpatike.

Emi ka bërë daljen e saj të parë (të paktën në dijenine tonë) publike në një prej eventeve në Tiranë, duke shuar kureshtjen e të gjithëve pasi na njohu kështu me trashëgimtaren e një prej televizioneve më të mëdha në vend. Zonjusha Frangaj e veshur me një fustan të gjatë të zi, flokët e lëshuara të krehura natyrahëm dhe me një grim që i shkon për shtat moshës së saj, e kaloi më së miri ‘provimin’ e daljes së saj të parë publike!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF