KreuCelebrity

Si vera; më e vjetër më e mirë! 5 të famshmet shqiptare që e dëshmojnë!

Të sfidosh kohën që ikën pamëshirshëm është dëshira më e madhe që çdokush prej nesh me siguri ka. Të  gjithë do të donim të qëndronim përjtësisht të rinj, të bukur, të freskët…Por ora biologjike nuk na e lejon këtë gjë ndaj të gjithë kush më herët, e kush pak më vonë do të gjendemi përpara asaj që shpesh i druhemi, plakjes…Por e keni menduar ndonjëherë që është pikërisht ajo, koha që mund të kthehet në favorin tuaj?! E keni menduar ndonjëherë që kur të jeni në 40 apo 50 vjeç do të dukeni shumë më bukur se sot që mund të jeni 20 vjeç?! Po, ndodh dhe ne kemi dëshmi ‘të gjalla’. Disa prej emrave më të njohur të ekranit shqiptar e vërtetojë më së miri këtë fakt pasi për ata ashtu si edhe vera, duket se sa më të vjetër, aq më të mirë janë bërë!

Eli Fara: Nuk e dimë moshën e saktë të saj, por nëse bëjmë një llogari të thjeshtë duke patur paraysh kohën e hershme kur Eli ka dalë në skenë, ajo sot është tek të 50-tat e saj, që për hir të së vërtetës për të 50-ta është një numër e asgjë më shumë. Figura pak e mbushur, me flokët kaçurrela dhe me një nishan të madh në faqe e Eli Farës në të 20-tat e saj nuk ka asgjë të përbashkët me Elin sot. Me siguri biem të gjithë në një mendje që ajo që ne shohim sot është shumë herë më e bukur se ajo që ka qenë në rininë e saj.

Hygerta Sako: Porterti i ëmbël i 17-vjeçares që u shpall Miss Albania në vitin 1995 të gjithëve na ka mbetur në memorie (me siguri jo ju që keni lindur në vitet 2000). Vetëm pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 41-të dhe ashtu siç ajo vetë është shprehur ndjehet më seksi dhe më bukur sot, se sa kur u shpall Miss. Në fakt Hygerta Sako duket më në formë se kurrë. Pati një periudhë kur moderatorja e sportit mori disa kilogramë duke ‘humbur’ pak linjat e një miss-i por Hygerta nuk vonoi pët të marrë frerët në dorë e për të rikthyer format perfekte të një 41-vjeçareje, që duke i shtuar edhe sigurinë që të dikton mosha e pjekur kthehet në një ‘bombë’ shpërthyese.

Majlinda Bregu: Fillimet e saj kanë qenë si gazetare dhe spikere lajmesh në TVSH. Me flokë të zinj dhe pamjen serioze teksa na njihte me të rejat nga vendi rajoni e bota, asokohe 21 vjeç Majlinda Bregu me siguri për shkak të profesionit por edhe veshjes tregonte pak më shumë se mosha reale e saj. Në një foto nostagji që Bregu postoi pak muaj më parë në Instagram, nga studio e lajmeve në vitin 1995 ajo shkruan me humor se i gjithë televizioni kishte vetëm një buzëkuq, duke njohur kështu edhe brezin e ri me vështirësitë që haste rinia asokohe. Ndërsa sot me të gjitha mundësitë që të ofron koha Majlinda krahas një karriere të suksesshme në politikë është një ndër zonjat më të bukura dhe më me stil që ka politika shqiptare. Nëse shohim fotot mund të themi që ajo duket sot edhe më bukur se 20 vite më parë.

Valbona Selimllari: E ka thënë shpesh që kur sheh videon e vitit 1992 kur ajo u shpall Miss Albania, kompeticion ky që bëhej për herë të parë në Shqipëri, Valbonës nuk i pëlqen aspak vetja. Madje aty i duket vetja e shëmtuar. Sigurisht që e shëmtuar nuk ishte aspak ajo adoleshentja elegante e 26 viteve më parë, por e vërteta është që me kalimin e viteve u bë edhe më e bukur. Sot tek të 45-tat mund të themi me plot gojën që Valbona Selimllari mbetet një ndër miss-et më të bukura që ka patur Shqipëria.

Monika Kryemadhi: Ka qenë gjithmonë e drejtpërdrejtë e tejet popullore, që në krye të herës kur ishte pjestare e FRESH, kohë kur edhe u dashurua me bashkëshortin e saj sot President i Shqipërisë Ilir Meta. Me flokët e shkurtër, syze optike dhe forma paksa të rrumbullakosura për Monika Kryemadhin asokohe dukej se pamja e jashtme nuk ishte pika në të cilën ajo fokusohej më shumë, pasi Kryemadhi  ishte gjithmonë krahu mbështetës i bashkëshortit që kishte poste të rëndësishme në politikë. Me humorin dhe sinqeritetin që e karakterizon pak vite më parë ajo rrëfeu se vendosi të dobësohej për inat të Ilirit. Pasi bashkëshorti i saj ra ndjeshëm në peshë duke mbajtur dietë, u duk se Monika nuk mund ta duronte më faktin që ajo ishte më e shëndoshë se ai dhe menjëherë mori masat duke mbajtur dietën të cilën e solli në formë perfekte trupore. Të gjithë jemi dakord se sot Mona ngjan më bukur se disa vite më parë, ndaj vitet le të ikin sepse për të nuk prishi asnjë punë ikja e tyre, përkundrazi!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF