Blogerja e famshme, kur nuk e njihte njeri ishte “nje djallushe“ që nxirrte foto hot! 0 861

Përpara se të kthehej në mbretëreshën e blogereve të modës, apo sic e quante Forbes në 2017-tën, në “influencuesen më të rëndësishme të modës në botë“, Chiara Ferragni ishte…e tërbuar. Kështu e pershkruajnë të gjithë ata që e kanë njohur, profesorë, miq e ish të dashur. Dhe fotot qe postonte asokohe, flasin vetë…

Në kohën e gjimnazit, ishte një vajzë me flokë të kuqe, sportive, notonte e zhytej si e ëma Marina Di Guardo  dhe luante basketboll si i ati, Marco. Trajnerët kujtojnë se nuk kishte ndonjë talent të jashtëzakonshëm, por nuk i mungonte aspak vullneti për tu bërë një atlete e mirë. Miqtë e donin, por edhe e urrenin. Fliste shumë, kishte ide pafund dhe kërkonte sherrin me mësuesit. Në fillim donte të bëhej juriste, por i interesonte dhe mjekësia, shëndeti, mirëqënia dhe bukuria. Në fund, do të merrte pikërisht këtë udhë, do të shtrohej, e rezulton që nuk i doli keq, apo jo.

Previous ArticleNext Article