KreuStil Jetese

Dasma në Como: Fjalët prekëse të Vjollcës dhe Lorit. Premtimet e Sarës dhe Ledionit në altar

Nga Jolinda Levonja

Sara Hoxha dhe Ledion Liço celebruan dashurinë e tyre në martesë, buzë liqenit të Como-s në Itali pak më shumë se 1 muaj më parë. Pasi shijuan në privatësi të plotë ditën e tyre më të rëndësishme, trashëgimtarja e Top Media-s ka zgjedhur të publikojë një video 5 minutëshe, që i ngjan një mini filmi, me momentet më emcionuese dhe më të veçanta të dasmës së tyre.

Falë videos arritëm të mësojmë shumë më shumë se çfarë ka ndodhur atë ditë në Como, cilët ishin premtimet që çifti i bëri njëri-tjetrit, çfarë tha Lori si motra e madhe dhe në cilësinë e personit që celebroi martesën e tyre si dhe arritëm të shohim edhe momentet prekëse të Vjollca Hoxhës si nënë teksa nuk ka mundur t’i mbajë lotët e të na prekë edhe ne të gjithëve.

Ne ju sjellim të shkëputur pjesët më pikante të videos në foto e fjalë.

Në momentin e hapjes së mbrëmjes festive, ka qenë Vjollca në cilësinë e kryefamiljares së familjes Hoxha ajo që ka mbajtur fjalën e saj për të falenderuar të pranishmit.

Tejet elegante, e veshur me një fustan ngjyrë çiklamin, me zërin që i dridhej zonja Hoxha u shpreh: “Pas një dekade humbjesh të njerëzve të mi më të dashur, sot familja Hoxha gëzon”.

Prekëse kanë qenë edhe fjalët e motrës së madhe të familjes, Lorit. Ajo ishte zgjedhur të celebronte Sarën dhe Ledionin në martesë dhe ka thënë fjalët e saj që prekën jo vetëm atë por bënë që edhe çifti të mos i përmbajë lotët.

“Në verën e 2013 ne gjetëm të dy njeriun e jetës, ti Sarën dhe unë po ashtu Sarën. Ti e trajton Sarën si një princeshë të vërtetë dhe unë nuk mund të kërkoja më shumë se kaq. Sar, faleminderit që me ardhjen e Ledionit nuk më zëvendësove. Më fal gjithashtu që deri në njëfarë pike mendova se do përfundoje e vetme dhe do i ngelje në derë mamit, por mesa po shoh do jem unë ajo se ti ia hodhe”.

Por momenti më prekës nga fjalimi i Lorit dedikuar motrës së saj do të ishte ai që lidhej e babain që mungonte në këtë ditë të shënuar të familjes “Me siguri do të ishe aty në krahun e djathtë të babit, duke e ndihmuar apo kritikuar siç vetëm ti di. Më beso nuk është e lehtë për mua ta pranoj, por ti do të ishe e preferuara e tij dhe jam e bindur që dot në altar nuk ec e vetme.”

Pasi Ledioni u shoqërua në altar nga e ëma, për të lajmëruar që nusja po mbërrinte do të ishte Itani, djali i vetëm i familjes, për të bërë që më pas Sara të ecte ‘vetëm’ drejt atij që do të bëhej bashkëshorti i tij i ardhshëm, Ledionit. Ky i fundit shfaqet i emocionuar teksa sheh për herë të parë Saren në altar.

 

 

Në video shfaqet Vjollca Hoxha e cila teksa mban në krah djalin e çiftit, London, përpiqet të përmbajë lotët e t’i fshehë ato pas imazhit e duke puthur nipin që e mban në prehër.

Nuk kishin si të mungonin në ceremoninë e kurorëzimit në altar premtimet që çifti i ka bërë njëri-tjetrit dhe ne i kemi zbardhur ato më poshtë. Moment ky që edhe Ledioni i cili i mësuar me mikrofonin dhe fjalimet, nuk ia ka hedhur pa  lot njësoj si edhe Sara.

Fjalët e Sarës për Ledionin:

Sara: “Javët e fundit të kam thënë disa herë se kam siklet dhe nuk di ç’të shkruaj për ty. Di që të dua por nuk di ta përshkruaj në fjalë. Më je përgjigjur që mjaftohesh me një ‘Të dua’ por unë kam nevojë që ti ta dëgjosh sa i vlerësuar që je. Sot të shoh ty dhe shoh London dhe gëzimin që ai sjell në shtëpinë tonë dhe nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Të premtoj gjithashtu se shumë shpejt do të kesh atë vajzën e vogël që ti ëndërron!

Fjalët e Ledionit drejtuar e dedikuar bashkëshortes së tij, Sarës:

“Fuqia jote është e jashtëzakonshme. E kam parë se sa e rëndësishme është familja jote për ty, sa mami e mirë je për Londonin sa motër e mirë je me Lorin, me Redian me Itan. Sa shoqe e mirë je dhe sa përkushtohesh me mish e me shpirt që të tjerët të kënaqen më shumë se sa ti vetë. Nëse një ditë nuk do më duash si sot, të kërkoj të kujtosh këtë moment, këtë ditë, këtë vend, me këta njerëz sepse gjithmonë brenda meje do të jetë njeriu që të do më shumë se asgjë. Sara, të dua!”

Në video shfaqen edhe momente nga mbrëmja kur shihet çifti teksa realizon kërcimin e parë, të ftuarit teksa kërcejnë dhe argëtohen, momenti i prerjes së tortës dhe puthjeve mes dy të sapomartuarve.

Shihni më poshtë momentet më të veçanta shkëputur nga video

Familja Liço: Sara, London Noor dhe Ledion Liço

Itan Hoxha, Ledioni dhe i biri London

Vjollca Hoxha dhe Shpresa Liço

Sara duke u bere gati

Vjollca Hoxha duke ndihmuar të bijën në momentet e fundit

Itan Hoxha duke përqafuar të motrën nuse

 

Redia, Sara, Vjollca dhe Lori Hoxha

Unazat e ciftit

London duke puthur qenin e familjes, Jobs

Sara me motrat, mamane dhe dy mikeshat e ngushta Sonela dhe Anxhela Lamaj

SHIHNI VIDEON E PLOTE

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF