Ka një opera që po afron akoma edhe më shumë Shqipërinë me Serbinë, dhe është një nga më të bukurat!!! 0 155

Është një opera të cilën cdo familje duhet ta shohë të paktën një herë në jetë. Dhe jo më kot. “Carmen“-i vleresohet si vepra që mban vendin e parë në repertorin e të gjitha teatrove operistike kudo në botë. E na besoni kur ju themi se ky përkufizim, nuk është i tepruar.

Kryevepra e Bizesë do të vijë sërish në Pallatin e Kongreseve në datat 27, 28, 29 e 30 shtator, pra mundësitë për ta parë janë plot e nuk duhet humbur kurrsesi. Në këtë rivënie, i gjithë teksti i libretit do të jetë i përkthyer dhe i titruar në ledwall gjatë shfaqjes. Duket mjaft interesante, apo jo. Dhe të mos harrojmë që është një krijim dinamik nga i cili shpërthen jetë, mbushur me fragmente intensiteti emocional, interpretim te fuqishëm vokal dhe kërcime te zjarrta.

Vetë drejtori i përgjithshëm i Teatrit të Operas, Baletit dhe Dramës së Serbisë, Dejan Savic u shfaq entuziast në maksimum për këtë bashkëpunim, e madje ishte aq i ngazëllyer, sa këshilloi që të merret si shembull edhe nga institucionet  e tjera ekonomike, sociale e më gjerë. Rivënia përpos të tjerash, sjell një kastë të përbashkët artistësh të TKOB dhe Teatrit Nacional të Operas së Beogradit.

Previous ArticleNext Article