16 kunetërit e famshëm të showbiz-it shqiptar 0 1217

Nga Jolinda Levonja



Ka ndodhur që brenda një familje të kemi pasur dy ose më shumë personazhe të njohur publik dhe kemi ‘fajësuar’ genin për këtë. Por kur edhe krushqitë bëhen mes VIP-ave të jetë çështje geni apo thjesht rastësi? Këtë ndoshta nuk do ta dimë, se zemra nuk pyet, por ama që në showbiz-in shqiptar kemi kunata e kunetër të famshëm kjo është pak po e sigurtë! Jo vetëm kaq, disa prej tyre ne i kemi ditur thjesht mikesha, por në fakt e vërteta qenka tjetër sepse ato paskan edhe lidhje familjare kaq të ngushta.

Ermiona Lekbello dhe Albërije Hadërgjonaj

Të dyja janë këngëtare të suksesshme dhe mikesha shumë të ngushta. Përpos kësaj, fare pak mund ta dinë që Ermiona Lekbello dhe Albërije Hadërgjonaj janë kunata, ose më saktë ish-kunata. Ish-bashkëshortët e tyre janë vëllezër dhe ndonëse të ndara ato kanë treguar se vajzat e tyre shkojnë mjaft mirë me njëra-tjetrën.

Aurela Gaçe dhe Gerta Mahmutaj

Këngëtaret Aurela Gaçe dhe Gerta Mahmutaj përpos që janë pjesë e një ambienti e bande kur këndojnë live, janë edhe kunata. Bashkëshortët e dy këngëtareve përkatësisht Skerdi- bashkëshorti i Aurelës dhe John- i dashuri i Gertës, janë vëllezër. Marrëdhënia e dy kunatave duket dhe është shumë pozitive pasi ato shpesh nuk ngurrojnë t’i shprehin njëra-tjetrës vlerësimin dhe dashurinë.

Xhensila dhe Ana Kallaku

Xhensilën e njohim të gjithë, ndërsa Anën kunatën e saj pavarësisht se punonte në televizion nuk e dinim se kush ishte. Ekonomiste në profesion por me pasion për gazetarinë dhe prezantimin, motra e aktorit të humorit Bes Kallaku, Ana prej disa vitesh është pjesë e televizionit dhe paralelisht me të ushtron edhe profesionin e saj si ekonomiste. Sa i përket marrëdhënies së dy vajzave si kunata, vetë Ana ka treguar edhe në një intervistë të dhënë për emision “Rudina” lidhjen e ngushtë që ka me Xhensilën, duke qenë se këngëtarja ka ardhur shumë e vogël në familjen Kallaku ” ne jemi rritur bashkë, kemi marrëdhënie të mirë sepse jemi moshatare. Kur e shoh se sa të lumtur e bën vëllain tim, e dua akoma edhe më shumë”- është shprehur ajo.

Getoar Selimi dhe Luana Vjollca

Të dy ishin të famshëm përpara se të bëheshin kunetër, ndonëse mendohet se nuk kishin njohje personale deri në momentin që Marina Vjollca do të ishte personi kyç që do t’i lidhte me njëri-tjetrin. Getoari dhe Luana ndajnë me njëri-tjetrin pasionin për muzikën e madje pasi u bënë kunetër, realizuan edhe bashkëpunimin e parë muzikor, këngën “Tirana Lifestyle”.

Era Istrefi dhe Robert Berisha

Të dy të suksseshëm në karrierën personale por që përpos profesionit si artistë e muzikanë, Era dhe Roberti ndajnë bashkë edhe dashurinë për Nora Istrefin, përkatësisht motra e Erës e bashkëshortja e Robertit.

Miranda Dupi dhe Juliana Pasha

Këngëtarja Juliana Pasha dhe Miranda Dupi, kuratore imazhi e shumë personazheve të njohur, krahas bashkëpunimit profesional janë edhe kunata. Bashkëshortët e tyre Altin dhe Erald Llakaj janë vëllezër e madje ndajnë edhe të njëjtin profesion pasi janë muzikantë.

Lori Hoxha dhe Ledion Liço

Deri në verën e 2013-ës Lorin dhe Ledionin i bashkonte vetëm Top Channel: Lori në rolin e njërës prej trashëgimtareve dhe Ledioni si një ndër prezantuesit ikonë të televizionit. Do të ishte Sara Hoxha, motra e Lorit- dhe historia e dashurisë me Ledionin, e cila fillimisht u mbajt e fshehtë, ajo që bëri që lidhja mes Lorit dhe Ledionit të bëhej shumë e fortë, madje edhe më e fortë se thjesht kunetër.

Orgesa Zaimi dhe Agron Tufa

Ajo këngëtare e njohur e muzikës shqiptare ndërsa ai nuk është thjesht shkrimtari dhe tekstshkruesi i disa këngëve të saj. Në fakt Agron Tufa është bashkëshorti i motrës më të madhe të Orgesës, Elvanës me të cilën shkrimtari ka 5 fëmijë.

Previous ArticleNext Article