Versace shitet për 2 miliardë dollarë, e merr kjo shtëpi e njohur mode! 0 2546

Këtë s`do ta kishim menduar kurrë: Versace, një prej gjigandëve të modës, themeluar nga Gianni Versace 40 vjet më parë, do të shitet, dhe i pari në rresht për blerjen është as më shumë e as më pak, sesa një tjetër emër i madh i kësaj industrie, Michael Cors.

Grupi amerikan qenka i gatshëm të paguajë firmën italiane për 2 miliardë dollarë. Familja Versace ka 80% të aksioneve në këtë kompani. 20 % të tjerat ia shiti katër vjet më parë grupit privat amerikan Blackstone.

Versace sapo prezantoi koleksionin e vet  më të ri Pranverë 2019 në javën e modës në Milano, dhe fjalët e shitjes kishin marrë dhenë. Nëse arrihet marrëveshja, familja do të vazhdojë të ketë një rol në kompani. Vitin e kaluar, Michael Cors bleu edhe firmën luksoze të këpucëve, Jimmy Choo.

Previous ArticleNext Article