Këto 4 palë atlete do t’i shihni kudo këtë sezon! 0 590

Nuk është sekret që atletet kanë shtyrë tej të gjitha stilet e tjera të këpucëve në veshjet tona të përditshme. Pse të vishni këpucë me taka apo të parehatshme kur mund të vishni një palë atlete me një fustan dhe prapë të dukeni “chic”.

Në mesin e shumë atleteve dhe trendeve që propozojnë stilistës, ne përgjodhëm 4 modelet e atleteve që do t’i shohim gjithandej këtë vjeshtë dhe që ju duhet t’i shtoni në dollapin tuaj, SA Më SHPEJTë Të JETë E MUNDUR!

1- Atlete të zbukuruara
Këto atlete të dizenjuara e zbukuruara me detaje i shtojnë një veçanti çod veshjeje tuajën. Mos kini frikë t’i vishni një palë atletete të zbukuruara me gura, thumba apo punime metalike.

2- Atlete të thurura
Atletet e thurura janë të lehta për të lëvizur, të rehatshme dhe që ta ajrosin këmbët. Të disponueshme do t’i gjeni në shumëllojshmëri stilesh dhe ngjyrash, këto lloj atletesh do të përshtaten vazhdimisht me garderobën tuaj.

3- Atlete platformë
Ndërsa shkojmë në vjeshtë, është koha t’i zëvendësoni sandalet tuaja me platformë me atletet platformë. Do ta dashuroni lartësinë që do t’ju japin.

4- “Dad Sneakers”
Nëse ende nuk jeni njohur me trendin e atleteve që ndonëse janë cilësuar në fillim si ‘të shëmtuara” janë trendi i 2018-ës. Jepjani edhe ju një shans nëse doni të jeni IN.

Previous ArticleNext Article