Rrjeti bën copë Ilary Blasin se preu flokët: është kthyer në sozinë e Alessia Marcuzzit!!! 0 777

Fustan i zi me një super dekolte dhe një prerje e re flokësh: Ilary Blasi mendoi se do bënte namin, por në Itali kanë shpërthyer komentet negative në internet. Ndjekësit nuk e falin moderatoren bukuroshe që gjatë prezantimit të puntatës së parë të Gf Vip 2018 ngjasonte shumë me prezantuesen historike të këtij show, Alessia Markuzzi.



Nga ana tjetër, ka plasur dhe diskutimi nëse Ilary ka përdorur një paruke. Aq shumë u përhap ky thashethem sa vetë stafi i prezantueses u detyrua të postonte një foto të saj, të shkrepur në momentin e prerjes së flokëve. “Nuk është paruke, vëreni shpirtin në paqe. Duhet të mësoheni me ndryshimet e Ilary-s“, lexohet në postimin që shoqëron imazhin.

Previous ArticleNext Article