Vera Grabocka ndrydh kaviljen, por regjinë e Dance With Me, nuk e lë! 0 186

Regjizorja e njohur Vera Grabocka e ka pasur një aksident vërtet, sic u fol në media, por jo me makinë. Në fakt, gjendja është shumë më pak dramatike nga sa u paraqit në një pjesë të shtypit rozë : Grabocka ka ndrydhur kaviljen duke bërë sport nga liqeni ( sepse pikërisht falë tij ka arritur të qëndrojë deri tani aq në formë).

U tha se ajo nuk ka qenë e pranishme në disa prej provave te spektaklit të kërcimit “ Dance With Me“, frerët e të cilit i mban vetë në duar. Por mbrëmjen e së hënës, regjizorja ishte sërish në vendin e saj , duke drejtuar regjinë drejtpërdrejtë në natën e dytë të spektaklit e duke u kujdesur për cdo detaj. Asgjë duket nuk e ndalon pasionin e Verës për profesionin!.

 

Previous ArticleNext Article