Melania Trump, një mesazh të fshehtë me fustanin e saj të zi?

Këtë ngjyrë, Zonja e parë e Amerikës e ka mbajtur dhe herë të tjera, por zgjedhja e vet e fundit i ka dhënë jetë disa teorive të vërteta konspiracioni. Gjatë mbledhjës se OKB-së në Nju Jork, Melania Trump ishte veshur me një fustan të zi dhe kjo menjëherë u interpretua si sfidë ndaj të shoqit dhe solidarizim me viktimat e agresionit seksual.

Fustanet e zeza u kthyen pak muaj më parë në simbol të lëvizjes #MeToo.

Pretendimet e fundit i referohen ngjarjes më të freskët të momentit: I përzgjedhuri i Trumpit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh akuzohet se ka sulmuar seksualisht Christine Blasey Ford, në kohën kur ishin adoleshentë. Mjaft yje të ekranit, perfshirë Anna Faris, Kerry Washington dhe Debra Messing kanë treguar solidaritet me Ford, duke u shfaqur në publik me veshje të zeza.

Previous ArticleNext Article