Njihuni me familjen dhe historinë 30-vjeçare të dashurisë së Nard Ndokës

Deputeti Nard Ndoka së bashku me bashkëshorten Kozeta kanë qenë të ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan “Rudina” për të rrëfyer historinë e tyre 30-vjeçare të martesës. Dyshja që janë njohur që në bankat e shkollës treguan se ata janë martuar në një ceremoni martesore të madhe me shumë të ftuar duke qenë se Nardi ka qenë fëmija i parë i familjes.

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë edhe katër fëmijët: më e madhja vajza 30-vjeçare dhe 3 djemtë përkatësisht me nga dy vite të diferencë secili.

Nard Ndoka me bashkeshorten dhe 4 femijet e tij anash (ne mes mbesa e deputetit)

Fëmijet e deputetit Nard Ndoka

Jo vetëm kaq por deputeti i njohur demokristian dhe bashkëshortja e tij janë bërë gjyshër sepse në jetë kanë ardhur mbesa 6 vjeç dhe nipi i vogël që për pak mbush 3 vjeç.

Në studio nuk kanë munguar edhe deklaratat e çiftit për njeri-tjetrin ku bashkëshortja e ka cilësuar Nard Ndokën si një njeri të mrekullueshëm për të cilin falenderon Zotin që  e ka pranë. Nga ana e tij Ndoka ka treguar se bashkëshortja e tij është një bashkëbiseduese shumë e mirë, ajo që e kritikon dhe që i ka qëndruar pranë në çdo moment dhe sfidë që ka pasur në jetën dhe karrierën e tij.

Anash femijet e Nard Ndokes, ne mes mbesa e tij

Previous ArticleNext Article