Pas ndarjes nga bashkëshorti, Eneda vishet me të bardha! 0 513

Eneda Tarifa ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në Isntagram kur është shfaqur e veshur me fustan të bardhë e vello nusërie. Por habia dhe misteri është zbuluar shumë shpejt, pasi kjo veshje e këngëtares është e gjitha në funksion të projektit të saj më të ri muzikor.

Tarifa ka zbuluar se ajo së bashku me artistët Robert Berisha dhe Kastro Zizo kanë xhiruar dje klipin e këngës së tyre më të re, ndaj edhe veshja e saj është pjesë e shkëputur nga videoklipi i këtij bashkëpunim. Detaje të tjera lidhur me melodinë, tekstin apo fabulën e këngës që e ‘ka detyruar’ Enedën tjanë ende mister deri kur 3 artistët të publikojnë projektin e tyre muzikor.

Kjo është hera e parë që një Eneda, Kastro dhe Roberti realizojnë një këngë së bashku, këngë e cila rikthen Enedës te videoklipet të cilat në karrierën e saj muzikore janë të pakta. Këngëtarja ndonëse e angazhuar maksimalisht në jetën e natës me muzikë live dhe në programe talentesh në televizion, prej kohësh nuk ka publikuar këngë të reja.

Sa i përket fustanit të bardhë dhe vellos së nusërisë Eneda Tarifa nuk e ka veshur atë në jetë, ndonëse ka qenë në një histori të gjatë 18-vjeçare dashurie me muzikantin Erion Zaloshnja, me të cilin u nda pak kohë më parë.

Previous ArticleNext Article