KreuCelebrity

Të jesh princeshë është bukur? Pasi të shihni listën e gjërave të ndaluar për Kate dhe Meghan do ndryshoni mendim

Të jesh pjesë e familjes mbretërore na jep përshtypjen e një jeta fantastike. Kur shohim Kate dhe Meghan bindemi akoma më shumë se vajzat janë me fat që gjetën princër të vërtetë për bashkëshortë. Por nëse mendoni se gjërat janë kaq të lehta për to e keni gabim. Kate dhe Meghan ju duhet t’i nënshtrohen një sërë rregullash mbretërore të cilat janë të padiskutueshme dhe princeshat duhet t’i zbatojnë me përpikmëri. Ne po ju tregojmë rregullat dhe në fund na thoni nëse do të dëshironit ende të ishit në vendin e tyre?

Nuk mund të firmosin autografe: Pjesëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të nënshkruajnë në letra të cilat nuk janë zyrtare, kështu nuk mund të vendosin firmën për të dhënë as autografe, kjo në mënyrë për të shmangur që ndonjëri të mund të kopjojë firmën e tyre dhe ta përdori në dëm të familjes mbretërore.

Nuk mund të punojnë në zyrë: Më parë princesha Kate punonte në biznesin e familjes së saj, ndërsa tani ajo duhet të merret me eventet e familjes mbretërore, të cilat konsistojnë në bamirësi, shkolla, spitale etj., e këtë punë do të bëjë edhe Meghan.

Nuk mund të konsumojnë midhje: Edhe pse një prej ushqimeve më të shijshme të detit, është e ndaluar në familjen mbretërore për shkak të ndonjë alergjie të mundshme, por edhe për të shmangur helmimet duke qenë se frutat e detit janë një ushqim jo shuam rezistent.

Nuk mund të lyejnë thonjtë me ngjyra të ndezura: E keni vënë re që Kate dhe Meghan gjithmonë përdor një manikyr ngjyrë nude, pasi e kuqja apo ngjyrat e tjera të ndezura janë të ndaluara për to.

Nuk mund të kenë profile personale në rrjetet sociale: Kjo për shkak se asnjë informacion personal nuk duhet të bëhet publik. Ky rregull është i padiskutueshëm dhe rrjetet sociale janë mënyra më e mirë për ta shkelur. Të gjitha njoftimet për ta jepen nëpërmjet faqes zyrtare të familjes mbretërore në Twitter.

Nuk mund të shprehin afrimitet në publik: Sjellja e tyre duhet të jetë korrekte dhe pa ngjyrim emocional, kështu nuk mund të shprehin asnjë lloj afeksioni në publik, ndonëse herë pas here Meghan dhe Harry e kanë shkelur këtë rregull.

Nuk mund të veshin gëzof: Meghan dhe Kate  mund të veshin një pallto gëzofi  vetëm me raste kur kafsha ka ngordhur nga shkaqe natyrale.

Nuk kanë të drejtë vote: Asnjë prej pjesëtarëve të familjes bretërore nuk mund të votojë ose të përfshihet në çështjet e parlamentit anglez.

Nuk mund të vishen sipas dëshirës: Femrat janë të kontrolluara nga stilistë të familjes mbretërore të cilët vendosin etikën për veshjet e tyre.

Duhet të udhëtojnë vetëm me familjen: Nuk lejohet të udhëtojnë vetëm asnjë prej pjesëtarëve të familjes mbretërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF