Veshja e Meghanit në daljen e parë publike pa Harryn kushtoi 18.000 dollarë!!

Dukesha e Sussex-it vizitoi Akademinë mbretërore të arteve në Londër për celjen e ekspozitës se re “Oceania“ dhe ishte eventi i parë publik në të cilin shfaqej e vetme, pa bashkëshortin në krah. Javën e kaluar, kur po kështu ishte vetëm ne prezantimin e librit të saj të kuzhinës, bëhej fjalë për një projekt individual. Ky rast tani kërkonte një veshje prej princeshe dhe 37 vjecarja, e tillë dukej vërtet me fustanin  Givenchy 3.300 dollarësh (e njëjta shtëpi mode që i realizoi dhe fustanin e dasmës).

Nuk kushton pak as canta e vogël e dorës, gjithashtu Givenchy 1.990 dollarë, këpucët (super) Aquazzura 750 dollarë dhe në fund, gjëja më e shtrenjtë e të gjithë veshjes: vëthët Birks Snowflake Snowstorm me diamante 12.000 dollarë!!!

Flokët këtë herë ishin të drejtë dhe jo më me ondulacionin që e kishim parë deri tani, duke ardhur sidoqoftë me një derdhje të natyrshme.

Previous ArticleNext Article