Pesë zakone të një çifti të lumtur!

 

 

Mjafton të bësh një shëtitje në rrugë apo të shkosh në një kafene për të kuptuar se dusa çifte janë më të lidhur se disa të tjerë, ose të paktën kështu duket. Disa mbahen për dore, disa të tjerë shikohen ëmbël, ndërsa ka edhe nga ata që dhurojnë edhe skena duke mos duruar dot për ta treguar dashurinë kur të shkojnë në një ambient më privat.

Janë këto shenja të një marrëdhënie të lumtur, apo janë gjeste më të thejshta e më private që e bëjnë një çift të duken të dashuruar e në një marrëdhënie të fortë? Shepesh jeta na detyron që të gjithë kohën tonë ta shpenzojmë duke u marrë me punën, kujdesin për familjen, të bërit e pazarit, etj, por duhet të gjejmë edhe kohën për t’ia kushtuar marrëdhënies në çift. Prandaj po ju japim disa këshilla se si ta bëni këtë:



1.Të keni së paku një interes të përbashkët. Secili prej nesh ka hobet e tij, pasione individuale që i bëjmë në kohën e lirë. Por duhet gjetur kohë e lirë edhe për të bërë ato gjëra që ju pëlqejnë të dyve. Për shembull një piknik, apo gatimi i një ëmbëlsire të shijshme në kuzhinë.

2.Bëni çdo ditë gjeste të vogla që forcojnë intimitetin:  mjaftojnë gjeste të vogla e fare të thjeshta që e bëjnë partnerin të kuptojë pranin ëtuaj. Një përkëdhelje, të mbaheni për dore teksa ecni në rrugë, të prekni këmbët teksa jeni n ëkrevat etj.

3.Flisni për atë që ju bezdis tek partneri, por pa qenë nevoja të grindeni: në një marrëdhënie në çift, aq më tepër kur jetoni së bashku, ësht ënormale të bezdiseni nga disa zakone të tij. hileja në këtë rast është të arrini të flisni në mënyrë serioze e ta zgjidhni atë.

4.Mbani fëmijët jasht dhomës së gjumit: veçanërisht nëse janë akoma të vegjël, shumë shpesh fëmijët flenë në të njëjtin krevat me ju. Epo nuk ka asgjë më të gabuar se kjo. Intimitetin në dhomën e gjumit bëni mirë ta ruani me çdo kusht. Fëmijët duhet të mësojnë të përballen vetë me frikrat e tyre.

5.Mbani gjithmonë gjallë pasionin e romanticitetin: në darkë jeni të lodhur, ose jeni të detyruar të dilni në ndonjë darkë pune, në fundjavë përfitoni që të bëni pagesën e faturave, e në kohën e lirë përfitoni për të “marrë” frymë e për të rigjeneruar fuqitë. Por nuk i kushtoni aspak koh krijimit të një atmosphere pasionante me partnerin. Epo shumë gabim. Nëse doni të jeni një çift i lumtur, atëhere duhet të bëni përpjekjet maksimale për të mabjtur gjallë pasionin mes jush.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *