A e njihni gruan e Zinedin Zidan? Është femra e vetme që nuk reshti kurrë së dashuruari!! 0 3355

U njohën në moshën  16 vjecare dhe që prej atëherë, nuk janë ndarë më nga njëri tjetri. Véronique dhe ish “bosi“ i  Real Madrid, Zinedin Zidan, kanë më shumë se 20 vjet të martuar, por ajo e tyre është një histori dashurie si ato të përrallave; e vërtetë, e pastër, e pafundme.



Véronique Zidane (dikur Fernandez) lindi në  Rodez, të Francës nga prindër spanjollë. Fillimisht, ndoqi studimet  e larta për biologji, por i la për t`iu kushtuar kërcimit dhe aty e njohu bashkëshortin e ardhshëm.

Na u desh shumë kohë rrëfen ajo, që të guxonim t`i flisnim njëri tjetrit.

Këtë guxim e kishte marrë ai; i kishte thënë “ c`kemi“ kur po shkëmbeheshin në rrugë dhe këtu nisi ajo që përfundoi në një martesë të lumtur dhe katër djem, që të gjithë me pasionin për futbollin si i ati. Më i madhi është 23 vjec. Veronique ndërkohë, me katër fëmijë, duket që e ka mbajtur veten super në formë!

Previous ArticleNext Article