Terapia e ujit: një lëkurë e bukur, nuk mund të kushtojë më lirë se kaq!!!

Nuk pi mjaftueshëm ujë! Këtë e dëgjoni gjithandej e sidomos nga dermatologu juaj, apo jo. Epo, nuk e ka gabim. Uji përbën praktikisht 75% te trupit të njeriut dhe rënia e nivelit do të prekte në mënyrë të pashmangshme organet, duke përfshirë padyshim edhe lëkurën. Nëse ajo nuk merr ujë mjaftueshëm do të thahet e do të duket e plakur para kohe. Prandaj këshillohet e ashtëquajtura “terapi e ujit“ e cila ka këto përfitime:

-Përmirëson trashësinë dhe densitetin e lëkurës, e përpos kësaj, ndihmon dhe elasticitetin

– Ndihmon eleminimin e toksinave nga trupi e kështu, pastrohet edhe lëkura

– Përmirëson funksionet e saj ku hyn dhe sintetizimi i vitaminës D

Si kryhet kjo terapi:

  • Në mëngjes, pas zgjimit duhet të pish me stomak bosh deri në katër gota ujë ambjenti, nëse do, mund t`i shtosh edhe pak lëng limoni
  • Nëse nuk i pini dot të gjitha bashkë, bëjeni me ndërprerje disa minutëshe

  • Paskësaj, nuk duhet të pish asgjë tjetër për 45 minuta.
  • Mes vakteve, bëj një pushim prej dy orësh pa futur asgjë në gojë, as ujë
  • Gjatë kohës së terapisë shmangni kafeinën apo pijet alkolike; nuk ka nevojë të pish ujë më shumë se c`duhet dhe mund të konsultoheni me një mjek nëse katër gotat e mëngjesit janë shumë për ju në varësi të organizmit.
Previous ArticleNext Article