Adi Krasta jep detaje nga emisioni: “ Nuk ka për të pasur spektakël“!! 0 434

Adi Krasta nuk i qëndroi dot larg ekranit. Pas një shkëputjeje, ai ka vendosur të rikthehet sërish, këtë herë tek News 24 me një projekt që sic e ka shpjeguar dhe vetë, si bosht të tijin ka fjalën dhe aktualitetin. Pra, pa ngjyrat e show-t.  Dhe pa kompromise.



E ka quajtur “ A“ dhe nga sa thotë, nuk ka për tu bërë palë me ata që përqafojnë idenë se “duhet ulur niveli i programit për publikun e gjerë”. Krasta sqaroi përpos kësaj se ka ende në diskutim edhe dy projekte të tjera, njëri prej të cilëve do të ketë në qendër ‘Fake News’ (lajmet e rreme).

Moderatorin e njohur e pamë dhjetorin e kaluar në pozicionin e prezantuesit të festivalit të këngës në RTSH, në përfundimin e të cilit pasoi një mungesë tjetër në television, të cilën tani duket ka ndërmend ta kompensojë më së miri!

Previous ArticleNext Article