“Çmendet” Bleona! Del me të brendshme rrugëve të Tiranës, por ja ç’i ndodh!

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti njihet për natyrën e saj moskokëçarëse dhe që shkakton gjithmonë polemika e reagime me ato çfarë bën. Kësaj here ajo ka qenë e ftuar te “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka folur edhe për karrierën e saj muzikore.

E ndodhur ditët e fundit në Tiranë, Bleona ka menduar të realizojë në kryeqyet një video skeç për emisionin, duke zgjedhur të ecë rrugëve të Tiranës e veshur vetëm me të brendshme dantellë dhe një peliçe. Teksa ecën mes për mes bulevardit të Tiranës, në markete apo në vende të tjera të populluara veshur me reçipeta, në video shfaqen njerëzit të cilët e shohin me habi,shumë prej tyre kanë nxjerr edhe telefonin për ta filmuar madje një djalë që ngiste biçikletën ka pësuar aksident duke i përplasur me makinën para tij.

Videoja e realizuar në Tiranë është një risjellje e versionit të xhiruar në Amerikë ku Bleona shfaqet e veshur po njësoj, por që sipas saj dhe komedianit Ermal Mamaqi reagimet e njerëzve në Shqipëri nëse ndodhte këtu e njëjta gjë, do të ishin krejt të ndryshme sepse njerëzit do ta shinin me habi.

Previous ArticleNext Article