Koreografi i i njohur shqiptar zhvendoset ne Austri si pedagog! 0 1665

Është një ndër emrat e rinj të baletit shqiptar, por që karriera e tij krahas talentit e pasionit të madh, ka ecur në hapa të mëdha. E duket se frutet e punës së palodhshme të balerinit dhe koreografit Majlajdo Gala, po mblidhen. Në një status në llogarinë e tij në facebook, Gala ka lajmëruar se karriera e tij tani po shkon në një tjetër nivel; dhe talentin e balerinit shqiptar do ta njohi as në pak e as më shumë; por vetë qyteti i Artit, Vjena e Austrisë.

Majlajdo ka marrë një ofertë për të qenë një prej pedagogëve në një ndër shkollat më të njohura të baletit në Austri. Balerini ka firmosur një kontratë me shkollën ku zyrtarisht ai do të jetë profesor i baletit klasik, jazz dhe atij modern!
Urime Majlajdo; dhe na vjen shumë mirë që Europa do të njohë edhe një tjetër talent shqiptar në fushën e baletit!

Previous ArticleNext Article