KreuCelebrity

Sonte fillon “Shiko kush luan” dhe Luana paska bërë goxha ndryshime!

Mrëmja e sotme do të hapi siparin e sezonit të ri të programit “Shiko kush luan”! Ekrani i Top Channel ka zgjedhur ta sjellë pak më shpejt kësaj here këtë spektakël, pasi siç edhe vetë Luana Vjollca, tashmë në cilësinë jo vetëm të moderatores por edhe të autore, ajo është shpreur se kërkesat për  të parë kush luan kanë qenë të shumta.

Ndonëse formula e programit do të jetë e njëjtë; duket se në përmbajtje autorja këtë sezon ka bërë disa ndryshime!

Duke nisur që nga kapitenët e skuadrave, që do të jenë Florian Binaj dhe Adi Pojana; kujtojmë që sezonin e kaluar kë krye të skuadrave ishin Edi Manushi dhe Gent Hazizi.

Një tjetër risi që do të ndjekim nga sonte mbrëma në “Shiko kush luan” do të jetë një intervistë 180 sekondëshe me një të ftuar special. Duket se Luana ka menduar të përfshijë edhe publikun që të mos kenë vetëm rolin e shikuesit, por nëse ata kanë dëshirë mund të shkojnë dhe të luajnë në studio.

Të gjitha ato foto të moderatores gjatë vetës duke punuar, duket se nuk paskan qenë kot; pasi Vjollca i paska bërë një reformatim të plotë programit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF