Viola Spiro feston ditëlindjen e saj me shoqet! Mes tyre edhe blogeret e njohura!

Një nga bukuroshet e ekranit shqiptar Viola Spiro ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të mes vajzash. Motra e saj Petrula dhe të tjera vajza, mikesha të tyre janë bërë bashkë për të pritur ditëlindjen e biondinës seksi, ndryshe sa çdokush do të kishte menduar. Ditën e sotme ajo ka postuar nga festa e ditëlindjes, ku mes shumë shoqeve të saj ishin pjesë edhe dy blogeret e njohura shqiptare, Irena Kita dhe Sara Kolami.
Surprizat e dhuratat nuk kanë munguar në festën e prezantueses simpatike, e cila na tregoi vetë përmes postimeve në Story, se çfarë po kremtonte.

Ndërsa sot në profilin e saj ka postuar këtë album fotografish, ku bie në sy se të gjitha të ftuarat, ashtu sikundër protagonistja e mbrëmjes kanë qenë të veshura me të zeza. Të ketë qenë ky kodi i veshjes së zgjedhur nga prezantuesja sportive, apo thjesht një rastësi?!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article