Brenda festës së ditëlindjes së Joelit! 0 1105

Gëzimi i parë i mami Amit dhe babi Ermalit ka festuar ditëlindjen e tij të pestë këtë të dielë! Do të ishte fundi i muajit shtator kur 5 vite më parë moderatorja Amarda Toska dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi përjetuan  emocionet e bukura të të bërit prind me djalin  e tyre Joel.



Pikërisht për të festuar këtë ditë të shënuar prindërit e njohur i kane organizuar Joelit një festë të bukur ditëlindje, brenda së cilës u futëm edhe që nuk ishim të ftuar; sigurisht virtualisht duke parë fotot e bukura në llogaritë e instagramit të mamit dhe babit të të voglit.

Ditëlindja ka patur temën e hapësirës dhe universit; që me siguri ka qenë ide e babi Ermalit. Nuk ka munguar edhe foto e plotë e portretit familjar, ku përveç princit të mbrëmjes, pjestarja më e re e familjes, Sia vetëm pak muajshe,  e veshur siç i ka hije në ditëlindjen e të vëllait, ka pozuar edhe ajo së bashku me familjen.

Gëzuar vogëlush!

Previous ArticleNext Article