FOTO/ Sharon Stone shijon pushimet me të dashurin 20 vite më të ri! 0 373

Pasi kanë lënë për pak ditë angazhimet e tyre, Sharon Stone dhe i dashuri i saj italian Angelo Goffa kanë përfituar për të bërë një arratisje romantike drejt Spanjës.



Paparacët kanë fotografuar çiftin në bregdetin e Spanjës dhe ata dukeshin tejet të dashuruar. Ylli i “Basic Instict” e veshur me një palë bikini me material tyli, dukej e mrekullueshme dhe ne formë perfekte fizike, edhe pse tashmë ajo ka hyrë në vitin e 61 të jetës. Të kapur dorë për dore Sharon dhe Angelo, i cili po tregohej tejet kavalier duke i mbajtur çantën të dashurës së tij, pasi kaluan një ditë romantike nën shoqërinë e njëri tjetrit po drejtoheshin drejt hotelit.

Stonë dhe Goffa u panë për herë të parë të shoqëroheshin në janar të 2018-ës e që atëherë ata jane fotografuar shpesh në arratisjet e shumta romantike që kanë bërë.

Previous ArticleNext Article