KreuCelebrity

Këngëtari i njohur shqiptar fton në dasmë ish-bashkëshorten; përgjigjen e saj me siguri nuk e priste!

Verën e 2019-ës do të jetë një tjetër çift i njohur shqiptar, që do të kurorëzojë dashurinë nëpërmjet një dasmë, përgatitjet e së cilës kanë filluar që tani.

Blero dhe partnerja e tij Afrona kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, madje çifti ka nisur të shpërndajë edhe ftesat. I pyetur ne emisionin “Mirage” nëse ish-bashkëshortja e tij Teuta do të ketë një ftesë për në dasmë, këngëtari u shpreh se nëse Afrona do pranonte atëherë për të s’do të kishte asnjë problem. Pra ai do ta ftojë nënën e vajzës në ceremoni; por çfarë mendimi ka Teuta; do ta pranojë ajo ftesën apo jo?


Ka qenë sërish programi “Mirage” që e ka pyetur aktoren Krasniqi nëse ajo do të ishte e pranishme në dasmën e ish-bashkëshortit. Tejet e qeshur e krejt qetësisht Teuta u përgjigj: “Nëse Afrona do të bëjë kanagjegj (festë mes mikeshash së nuses, por jo vetëm) unë do të shkoj, por në ceremoninë e dasmës më duket pak e çuditshme prania ime. Do merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo do e bëjë kanagjegjin, unë do të jem aty”.
Ndër të tjera Krasniqi u shpreh se ka një mendim shume të mirë për partneren e Bleros dhe është e lumtur për zgjedhjen e tij.


Blero dhe Teuta janë një ndër çiftet që ditën ta menaxhonin në mënyrë shumë të moderuar divorcin e tyre duke bërë që kjo të mos ndikojë aspak tek vajza e tyre 7-vjeçare, Tara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF