Letërsia shqipe në bibliotekën universitare në Paris! 0 178

Një lajm tejet i mirë na vjen nga letërsia shqipe e përkatësisht nga “Botimet Toena”. Lajmi ka lidhje me zhvillimet dhe vëmendjen e shtuar që qarqet universitare evropiane i kushtojnë gjithmonë e më shumë letërsisë shqipe dhe specifikisht këtë herë dy përfaqësuesve të saj, shkrimtares shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu, dhe shkrimtarit shqiptar Ylljet Aliçka. Ata do të jenë pjesë e dy takimeve letrare, që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris, do të organizojë këtë fillim tetori, dedikuar posaçërisht letërsisë shqipe. Kjo ngjarje, natyrisht, na bën të ndihemi krenarë për ngjarje këtë ngjarje të rëndësishme letrare që ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë.



Takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?
Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj.

Ne shpresojmë dhe urojmë qe suksesi dhe arritja e dy shkrimtarëve Besa Myftiu dhe Ylljet Aliçka, të vijoj më tej e që letërsia shqipe të begatohet në vazhdimësi me ngjarje të tilla letrare!

Previous ArticleNext Article