
Fenomeni i nёnave bartёse e ka pushtuar ngadalё planetin, por ato qё e pёrdorin mё sё shumti kёtё metodё janё yjet. Ama, sa morale dhe e ligjshme ёshtё ajo? Mrekullia e shkencёs bёn qё fёmija yt tё lindё nga njё nёnё tjetёr me materialin tёnd gjenetik dhe pa i pёrjetuar personalisht vuajtet e shtatzanisё e tё lindjes. Ai ka qenё shpёtimtar pёr shumё gra qё s`mund tё kenё fёmijё, por jo tё gjithё e bёjnё pёr kёtё arsye. Nё disa vende, pёrfshirё Francёn, Italinё, Gjermaninё apo Turqinё kjo si procedurё ёshtё e ndaluar me ligj. Por nё tё tjera jo, dhe mjaft kanё nisur tё pёrfitojnё prej saj. Ja disa yje qё e kanё pёrdorur:
E shoqja e Robbie Williams, Ayda Field- fёmijёn e tretё e solli nё jetё nё kёtё mёnyrё
Kim Kardashian bёri tё njёjtёn gjё, shuma e paguar: 45.000 dollarё
Edhe Ellen Pompeo nga “ Anatomia e Greit“, fёmijёn e parё e lindi nё 2009-tёn, ndёrsa tё dytin nё 2014-tёn me njё nёnё bartёse, tё cilёn e cilёsoi njё njeri tё jashtёzakonshёm e tha se do t`i jetё mirёnjohёse gjithё jetёn.
Lucy Liu – aktorja e “Engjёjve tё Charlie-t“ u bё nёnё nё moshёn 46 vjecare, pa lindur kurrё vetё.
Nicole Kidman vetёm njёrёn prej vajzave me Keith Urban e ka lindur vetё, tjetra ka ardhur nё jetё mё kёtё metodёn e shumёdiskutuar
Sarah Jessica Parker djalin e lindi nё 2002-shin, por pavarёsisht pёrpjekjeve, paskёsaj nuk arriti tё bёnte dot njё fёmijё tjetёr, ndaj me ndihmёn e njё nёnё bartёse, u bё mё nё fund edhe nёnё e dy vajzave binjake.
Ndaje me te tjeret:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Google+ (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re)