KreuCelebrity

Aleksandër Gjoka: Unë jam në dishezë tani duhet të kujdesem për shëndetin!

Artisti i madh heq dorë nga veset, rrëfehet para koncertit të “Tre muskutjerëve”, këtë të enjte në Amfiteatrin e Liqenit!

Ditën e enjte në Amfiteatrin e Tiranës, do të kthehen “Tre muskutjerët” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Pikërisht për këtë ngjarje artistike, që nuk i takon vetëm një brezi dje pasdite treshja më e famshme shqiptare ka rrëfyer tek Rudina Magjistari në emisionin e saj në Klan rikthimin aty ku nisën koncertet e para. Secili me një eksperiencë të veçantë.

“Zëri im dukej i huaj për festivalet”, tregoi Sandri, ndaj skena e parë e tij u bënë kodrat e Liqenit. Aty ku për rininë e brezit të tij do të krijohej një traditë, që kujtohet me nostalgji edhe sot. Ishin fundi i viteve ’70 e vitet ’80 të cilat Sandri i tregoi në studio me plot emocion dhe me ndonjë rrëfenjë gazmore, teksa një shok i tij muzikës së Adriano Çelentanos i vendosi vargje dedikuar Shqipërisë, teksa kalonte një njeri i sistemit.

Zinxhiri i kësaj tradite u vazhdua nga Elton Deda, i cili I jetonte “Kodrat e Liqenit” edhe si fqinj i tyre, ndërsa Redoni rrëfehu në studio se ai si liceist së bashku me shokët e tij kishte dhënë koncertet e para aty. Megjithatë Eltoni dhe Redoni si më të rinj provuan edhe Festivalet, të cilat Sandri i nisi në një moshë më të vonë.

Biseda e këndshme kaloi nga koncerti tek pyetjet gjithë lezet të fansave të artistëve, të cilat ishin realizuar nëpër Tiranë dhe që sollën nota gazmore jo vetëm në studio por edhe në shtëpitë e atyre që e ndoqën gjithë fanatizëm emisionin e djeshëm. Por, interesante ishte edhe fakti se të tre miqtë artistë, të cilët muzika dhe shija e përbashkët i bëri kaq të bashkuar dhe solid ndër vite, ndanë për herë të parë edhe regjimin që mbajnë për shëndetin e tyre. “Redoni ka qenë gjithmonë tek uji. Unë dhe Sandri e kemi pas qejf ndonjë gotë, – tregoi Eltoni. Dhe mendonim se do ishim ne që do ta tërhiqnim Redin tek gota, por ndodhi që e lamë ne dhe shkuam tek Redi!”.

Pyetjes nëse vijojnë të konusmojnë alkool , Sandri iu përgjigj si gjithmonë me batutë “Unë jam në dishezë tani duhet të kujdesem për shëndetin pasi me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja 3 autobotë . Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë peshë” , tregoi ai.

Sa i përket faktit se a ndihet keq që nuk jetoji në një vende tjetër, ku do të kishte të tjera mundësi, Sandri surprizoi pasi tha se ndihej I lumtur që kishte lindur dhe e kishte bërë artin e tij këtu! Art, që presim ta rijetojmë këtë të enjte me “Tre Muskutjerët” në Amfiteatrin e Liqenit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF