KreuCelebrity

Ata kanë Chrissy-n ne kemi Eminën!  

Të dyja janë modele, të dyja janë bërë pothuajse nëna në të njëjtën kohe si me fëmijët e parë, ashtu edhe me të dytët, te dyja kanë familje shumë të bukura, po ashtu te dyja kanë bashkëshortë të mrekullueshën qe i respektojnë dhe i duan pa fund grate e tyre, ah dhe të dyja jetojnë përtej Oqeanit, në Amerikë!

Po flasim per Emina Çunmulaj dhe Chrissy Teigen për të cilat ne fare rastësisht vumë re se kanë shumë të përbashkëta. Por e dini cila është gjëja, të cilën modelet e kanë po njësoj me shumicë (mund të jenë edhe lekët, por s’e kemi fjalën për to). Ato janë të vërteta! Pa filtra, pa komplekse, fare të thjeshta, postimet e Eminës dhe Chrissyt në instagram kanë bërë që te fitojnë zemrat e ndjekësve të tyre, shumë më shumë se kur sfilojnë nëpër pasarela mode.

Kur Chrissy lindi vajzën dy vite me parë, foto e saj në të cilën shihej trupi i modeles mbushur plot me strija, bëri xhiron e rrjetit. Po ashtu edhe rrëfimi fare pa “dorashka” për depresionin pas lindjes, që e ka bërë modelen të kalojë një periudhë tejet të vështirë. “Rrija vetëm në dhomë dhe refuzoja të lahesha. Nuk isha fare mirë mendërish”, ka treguar bashkëshortja e John Legend dy vite më parë. Edhe pas lindjes së dytë,Teigen nuk ngurroi të tregohet krejt e vërtetë. Strija, flokë te pakrehur, portret i lodhur nga pagjumësia dhe korsenë rreth barkut, të gjitha mami i dy fëmijëve i ka postuar në rrjete sociale, për te treguar se çfarë në të vërtetë përjeton një nënë e re.

 

 

Apo kur e pyetën nëse ajo kishte kryer operacione plastike e përgjigja e saj ishte fare ‘copë’ dhe pa asnjë filtër se; fytyra e saj është e mbushur me botox. Si mund të jetë kaq e vërtetë xhanëm!

 

Ndërsa përdishmëria e saj është njësoj si e çdo nëne, njësoj si ti që sapo ke lindur e njesoj si ti që ke dy fëmijë të vegjel. Pavarësisht llogarisë së majme bankare në intagramin e saj ajo është si te gjitha ne.

 

 

#cravings2 3 days 3 days!!

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Po ashtu si Chrissy edhe shqiptarja Emina është po aq e vërtetë në postimet e saj. Në lindjen e vajzës së parë Ella Faria, modelja shqiptare si askush më parë, postoi çdo moment të saj gjatë dhimbjeve që ka një grua kur i vjen momenti për të lindur. Emina nuk ngurron të ndajë me të gjithë momente nga jeta e saj, qofshin këto të bukura, apo edhe të vështira, apo jo fort të bukura. Po ashtu në ditët e para të lindjes se vajzës së dytë Mia mami Emina ndau me ne një moment të vështirë për nënat e reja, duke përshkruar dhimbjen që ndjen një nënë teksa ushqen ditët e para me gji fëmijën (kush e ka provuar, e di mirë se çdo të thotë).

Pasurinë e madhe që Emina, ka menduar ta ndajë edhe me njerëzit në nevojë, ashtu sikurse po bën këto ditë në Shqipëri në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”. E kjo na bën ta vlerësojmë edhe më bukuroshen e pasarelave.

 

A mund ti marrim këto dy vajza, nëna, bashkëshorte, si ‘model’ apo mësim se si çdo njeri prej nesh duhet të jetë i vërtetë, pasi pavarësisht ‘shkëlqimit’ nëpër pasarela, në fund të ditës Chrissy dhe Emina janë NJERËZ si ti dhe si unë.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF