KreuCelebrity

Eli Fara postoi një foto të 18 viteve më parë dhe ‘ndryshimi’ i saj na shokoi!

Në 18 vite ndodhin një sërë ndryshimesh tek njeriu; rritet, moshohet, thinjet, rrudhet…Por për Eli Farën duket se sfidën me moshën e me kohën e ka fituar me kohë, ndaj ajo shijon qetësisht rininë që ndonjëherë duket se do të jetë e përjetshme për të.

Këngëtarja e serenatave ka postuar në llogarinë e saj në instagram disa foto të saj shkrepur 18 vite më parë, vite këto që mund të kenë “prekur” këdo përveç Elit. Këngëtarja në fotot e viteve 2000 është njësoj si sot, dhe ndryshime në portetin  e saj vështirë se mund të gjenden; ndaj Eli Fara ta gëzojë “çmimin” si gruaja që nuk do të plaket kurrë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF