KreuKuzhine

Kafja e mëngjesit? Sekreti i një shije perfekte qendron tek ambienti ku e ruani!

Kur flasim për kafe, të gjithë jemi sy e veshë të dëgjojmë më shumë. Madje ne shqiptarët, kemi një interes akoma dhe më të madh lidhur me kafeinën në tërësi. Është ndoshta e para gjë që mendojmë sapo hapim sytë, ndërsa rendim në kuzhinë apo në barin më të afërt për të shijuar një filxhan apo gotë të ngrohtë kafeje…

Dhe tani në dimër, shijon më shumë se në çdo periduhë tjetër të vitit, ndërsa gjithnjë kërkojmë më të mirën kur vjen puna tek shija. Sa për këtë të fundit, nëse jeni fanatikë të të përgatiturit vetë filxhanin tuaj të kafes, duhet të dini se sekreti qendorn tek vendi ku e ruani! Po flasim këtu për ata që bluajnë kokrrën, për një shije sa më natyrale. Ateherë, duhet të dini diçka.

Studimet e fundit kanë treguar se pikërisht kokrrat duhet t’i vendosni në frigorifer. Po, e lexuat mirë! Është shumë e rëndësishme të ruhet aroma dhe përpunimi origjinal, e kjo mund të arrohet vetëm falë mjedisit të ftohtë që ju duhet t’ia siguroni paraprakisht. Nxehtësia e marrë nga ambienti, vendi ku i keni lënë, e më pas nga bluarja dhe ekspresi bën që kokrrat ta humbasin shijen origjinale.

Kështu, vendosini sa më parë në mjedisin më të ftohtë të mundshëm, për ruajtjen e freskisë dhe cilësisë. Dhe ju garantojmë, që në mëngjes do të keni mundësinë të nisni ditën më mirë se kurrë më parë. Ne ju përgatitëm…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF