Lindja e djalit bashkon moderatorin shqiptar me ish-partneren 0 1344

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ndonëse shumë i ri në moshë u bë prind në korrik të këtij viti, duke mirëpritur djalin e vogël.



Ai suprizoi të gjithë disa muaj më parë kur postoi një foto të një vajze shtatzënë dhe lajmëroi se shumë shpejt do të bëhej baba. Por vetëm pak javë më vonë ai deklaroi ndarjen nga nëna e djalit të tij për arsye që nuk i bëri të ditura. Por duket se çifti i ka sheshuar mosmarrëveshjet e me siguri prania e ëngjëllit të vogël ka ndikuar që prindërit e rinj të rikthehen sërish bashkë. Meritoni ka publikuar foto në Instagram të të voglit dhe nënës së tij duke shkruar nën foto ‘ju dua’.

Previous ArticleNext Article