Mesazhi prekёs i gruas sё Dr.Florit pёr tё birin me Sindromёn Down!!! 0 3626

Blerina Kondi, bashkёshortja e tё ndjerit Dr.Flori ka gjetur njё mёnyrё tejet tё bukur dhe tmerrёsisht prekёse pёr tё treguar dashurinё e pamasё pёr fёmijёn e prekur nga Sindroma Down. Nё atё qё njihet si muaji i sensibilizimit pёr kёtё sёmundje, Blerina ka postuar njё mesazh nё rrjetet sociale, tё cilin e vendos nё gojёn e tё birit qё ёshtё pak mё shumё se njё vjec.

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pëlqen kaq shumë. Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjitha bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos…Kisha vetëm 4 muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe unë mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë…I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë.
Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe tha: “Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!” A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë që jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë.“

Previous ArticleNext Article