KreuStil Jetese

Dështon punatat e I-rë! Elisa Spiropali anullon emisionin, ndodh çudia në prapaskenat e “Shiko kush Luan”

Të shtunën e 29 shtatorit nisi në Top Channel sezoni i dytë i emisionit “Shiko kush Luan” nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës. Por gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet!

Elisa Spiropali mësohet të ketë qenë e ftuar në puntatën e parë të emisionit “Shiko kush Luan” regjistruar ditë më parë e që pritej të shfaqej në transmetim mbrëmjen e së shtunës kur edhe nisi sezoni i ri. Por duket se gjërat me deputeten e Partisë Socialiste kanë dalë jashtë parashikimeve dhe autorët janë detyruar të ndryshojnë planin.

Sipas burimeve të syri.net, mësohet se Elisa Spiropali ka pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit dhe duke qenë se skuadra ka dy lojtarë. “Ky regjistrim ka qenë një dështim për Elisa Spiropalin dhe deputetja socialiste ka kërkuar që të mos transmetohet”, shkruan syri.net

Jo vetëm kaq, por kjo ngjarje i ka detyruar autorët e emisionit që puntatën e parë, që duhej thënë se pritej me kuriozitet nga publiku, të shfaqin në fakt puntatën e dytë duke qenë se e para është kërkuar të anullohet nga deputetja 35-vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF