Marina Vjollca lë “C’est la Vie”, Tv Klan i jep program të ri 0 952

Marina Vjollca nuk do të largohet nga ekrani i Tv Klan, televizion të cilit iu bashkua një vit më parë. Kështu bëjnë me dije burime të xing.al, të cilët konfirmojnë qëndrimin e saj në Tv Klan e madje pohojnë se shumë shpejt prezantuesja do të shfaqet në ekran me një program të ri.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për një program talentesh në fusha të ndryshme dhe ndonëse puna dhe xhirimet kanë nisur mendohet se ai do të shfaqet në ekran në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Vet protagonistja nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë program teksa sapo është kthyer nga një tur pushimesh me bashkëshortin e saj.

Marina Vjollca u largua nga Top Channel për në Tv Klan pas shumë vitesh eksperiencë dhe për herë të parë u pa të prezantonte e vetme spektaklin e ri “C’est la Vie”

Previous ArticleNext Article