KreuBusull

‘Operation Finale’, një film për mos tu humbur!

‘Operation finale’ prezanton një person të zakonshëm- në rrokje të pasionit- një passion urrejtjeje që u bë ligji i tokës dhe transformoi vrasjen në një akt të shtirur patriotizmi.

Historia e kapjes së Adolf Eichmann në Buenos Aires në 1960-ës nga agjentët e Mossad dhe ekstradimi I tij në Izrael ku do të ballafaqohej me një gjyq vitin tjetër, është dramatizuar në stilin e një trilleri në filmin më të ri të Chris Weit, ‘Operation Finale.’ Filmi ndahet mjeshtërisht në tre pjesë: aksioni, sfondi dhe elementi didaktik. Ato bashkohen përgjatë filmit por japin emocione dalluese dhe përçojnë ide të ndryshme: shumë mirë mund të paraqiten edhe si tre filma të ndryshëm.

Veprimi i realizuar me detaje të bollshme dhe të përpikta është tërheqës dhe Weitz sjell në ekran një veprim të qartë, të shpejtë dhe energjik me në qendër spiunazhin. Kjo për të thënë se është një film i zakonshëm por me një subjekt të jashtëzakonshëm dhe kjo nga mos porporconi: veprime trimërore por banale, të vogla dhe të llogaritura me shumë kujdes që i mëshojnë fort historisë.

Protagonist, Peter Malkin (Oscar Isaac), është një agjent i ri, në 1954-ën në Austri, i cili e ka me urdhër të një nazisti tjetër ka vrarë një person të pafajshëm. Shefi i tij (Lior Raz) nuk e shkarkon nga puna keqbërësin por ka ende besim te Piteri dhe e vendos atë si kryetarin e skuadrës që niset për në Argjentinë për të rrëmbyer Eichmann (Sir Ben Kingsley). Sir Ben Kingsley personazhi kryesor I këtij filmi e ka ndërtuar karrierrën e tij në portretizime të bazuara në ngjarje të vërteta por projektet e tij të lidhura me Holokaustin dhe luftën e dytë botërore janë ato që jehojnë më shumë përfshirë këtu rolin e babait të Anne Frank në 2001 dhe ndoshta rolin më të shquar të llogaritarit të Oscar Schindler, Itzhak Stern në ‘Schindler’s List’.

Filmi i tij më i fundit ‘Operation Finale’ me rregji të Chriss Weitz dramatizon një operacion të vitit 1960 për të sjellë para drejtësisë oficerin nazist Adolf Einchmann( Kingsley)I cili është arratisur në argjentinë. Ai është një figurë e shtremëruar dhe tmerruese dhe madje edhe Kingsley nuk e pëlqeu punën por edhe nuk kishte frikë nga ajo çka kërkonte prej tij.

‘Ishte një portert që duhet të pikturoja,’ thotë Kingsley. “Ai hyri në studion time, e vendosa në kanavacë,në film me gjërat e mia, por unë arrita ta mbroja vetën time nga ai… Dikush mund të portretizojë dikë dhe të mos infektohet nga ata, ose të ndryshohet nga ata, ose më keq që të hyjë në mendjen e tyre pasi ende mendoj se është e pamundur. Ajo kokë është e papërshkueshme.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF