KreuCelebrity

Redon Makashi: Nuk i ndjek këngëtarucet

Këngëtari i baladave Redon Makashi i ftuar këtë mëngjes në programin “Kafein” foli për koncertin e madh të tre musketjerëve që do të mbahet këtë të Enjte në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, aty ku Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi kanë rrëmbyer duartroktitjet e para dhe fituar simpatizantët besnike më shumë se 2 dekada më parë.

Moderatoti Flavio Qarri e pyeti këngëtarin nëse ai sheh televizor dhe aty Makashi përfitoi për të treguar një pakënaqësi rreth televizioneve shqiptare ku sipas tij transmetojnë shumë politikë e shumë pak art. Ndërsa ‘ngacmimit’ të moderatorit nëse i ndjek këngëtaret e reja që po dalin çdo ditë në treg, Makashi ja preu shkurt që jo, e madje duke i quajtur ato ‘këngëtaruce’.

Ndërkohë të gjithë fansat e “3 Musketjerëve” të nxitojnë për të marrë biletat pasi shumë shpejt mund të mbarohen,

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF