11 nëna VIP që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit! 0 628

Kanceri i gjirit është një nga format më të zakonshme të kësaj sëmundjeje të vështirë, me rreth 1 në 8 femra të dignostikuara. Nënat vip nuk bëjnë përjashtim- dhe shumë prej tyre nuk e kanë fshehur por kanë luftuar.frymëzohuni nga këto gra trime, të forta dhe të vendosura të cilat kanë folur hapur mbi eksperiencën që kanë kaluar.

Christina Applegate

Në moshën 37 vjeçare në 2008-ën Christina Applegate njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Një mamografi zbuloi kancerin dhe testet e kryera zbuluan se Applegate ishte mbartëse e gjenit BRCA. Ajo kreu një mastektomi dhe më pas një operacion rikonstruktiv dhe që atëherë ka qenë mirë. Fatmirësisht ajo mundi të sillte në jetë një vajzë, Sadie Grace në Janar të 2011-ës.

Sheryl Crow

Kantautorja Sheryl Crow zbuloi se ishte me kancer në 2006-ën pasi u nda nga Lance Armstrong. Në revistën AARP nëna birësuese e dy djemve tha: “ishte një periudhë shumë emocionale për mua. Bota po më shkatërrohej dhe ndihesha sikur kisha arritur fundin.” Pas operimit ajo ka qenë mirë.

Giuliana Rancic

Që në fillim moderatorja e E! News Giuliana Rancic ka qenë e hapur ndaj sëmundjes së saj. Ajo kreu një mastektomi të dyfishtë disa muaj pas diagnostikimit. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë me fëmijë vitin tjetër përmes një nëne surrogate. “Bashkëshorti im ishte çdo gjë gjatë procesit e deri tani.nuk e di nëse do t’ja kisha dalë mbanë pa të.”

Amy Robach

Moderatorja e Good Morning America Amy Robach bëri një mamografi në lidhje direkte dhe raportimi I cili duhet të shërbente për të ndërgjegjësuar gratë mbi kancerin e gjirit I shpëtoi asaj jetën. Robach u diagnostikua me kancer dhe kreu masektomi të dyfishtë. Sot ajo është shëruar dhe madje ka shkruar edhe një libër, ‘Better: How I Let Go of Control, Held on to Hope and Found Joy in My Darkest Hour’ rreth eksperiencës së saj më këtë sëmundje.

Cynthia Nixon

Samantha e Sex& the City, Cynthia Nixon u diagnostikua me kancer në 2006-ën. Ajo nuk foli për këtë sëmundje deri para pak javë se të dilte në transmetim seria e parë e Sex & The City në 2008-ën. Sot ajo është një nënë e shëndetshme e tre fëmijëve dhe ambasadore e Susan G. Komen for the Cure.

Melissa Etheridge

“Nëse do të mundja, do të zgjidhja të mos luftoja me kancerin dhe divorcin në publik.” Kantautorja Melissa Etheridge është treguar e hapur rreth luftës së saj me kancerin e gjirit të cilin e mundi në 2004-ën me kimioterapi. Ajo është nëna e dy fëmijëve nga martesa e parë dhe dy binjakëve nga martesa e dytë.

Edie Falco

Infermierja Jackie, Eddie Falco luftoi me kancerin e gjirit në 2003-shin. Ajo ka adoptuar dy fëmijë; një djalë në 2005-ën dhe një vajzë në 2008-ën. “Në Shkurt tqë 2004-ës kur zbulova se kanceri nuk do të më vriste, përgjigjja ishte e qartë. Për vite me rradhë doja të krijoja një familje dhe ti mbijetosh kancerit të bën të ndryshosh prioritetet. Isha 40 dhe isha beqare kështu që nisa procesin e adoptimit. Ndoshta kështu duhet të ishte jeta ime.”

Ann Romney

Nëna e pesë djemve dhe gruaja e republikanit kandidat për president në 2012-ën Mitt, Ann Romneyu diagnostikua me kancer gjiri në 2088-ën dhe vuante edhe nga skleroza e shumfishtë. Duke qenë se kanceri ishte faza 0 ajo e shmangu kimioteraoinë.

Olivia Newton-John

Ishte një ekzaminim I saj që e ndihmoi yllin e Grease të zbulonte kancerin. Trajtimi I saj zgjati rreth një vit. Ajo tha se merrej me meditim,yoga dhe ushqehej shëndetshëm. Ajo kreu një masektomi radikale dhe më pas I rikonstruktoi gjinjtë.

Angelina Jolie

Edhe pse ajo nuk u diagnostikua zyrtarisht Angelina Jolie tha se donte që të ishte pranë fëmijëve të saj kështu që e mori shërimin në duart e saj. Pasi zbuloi se ishte mbartëse e gjenit BRCA1 I cili rrit rrezikun e prekjes nga kanceri ovarian ajo kreu një mazektomi të dyfishtë dhe hoqi gjithashtu gypat fallopianë kjo për arsye se edhe nëna dhe gjyshja e saj kishin vdekur nga kanceri.

Suzanne Somers

Suzanne Sommers e njohur për rolin në Three’s Company u diagnostikua me kancer në 2011-ën  në moshën 55 vjeçare. Në një intervistë me Entertainment Tonight ajo tha, “ Vendosa të vlerësoja më shumë gjumin. Flija në orën 3 dhe zgjohesha pas pesë orësh dhe tani e di sa shumë ndikon së shëndet prandaj e vlerësoj shumë.’

Previous ArticleNext Article