A e dini cila është ngjyra e kësaj vjeshte për shtëpinë tuaj ( dhe cfarë kthehet tjetër!!).. 0 268

Është ajo koha e vitit kur nisin e shfaqen trendet e reja për t`u ndjekur dhe shtëpia nuk bën përjashtim. Tone të pasura, blloqe ngjyrash, një prekje floreale, ja cfarë duhet të kemi parasysh këtë vjeshtë e dimër. Po si mund t`i pasqyroni këto trende edhe në shtëpinë tuaj. Mund ta bëni këtë me:

Lule gjigande në mur; lule kudo, në vazo, në abazhure, te jastëkët

Ngjyra neutrale moderne- një kombinim elementësh të ndryshëm por me gamë të njëjtë kolori të qetë, ka gjithmonë efekt

Rikthehet floriri: e arta ishte e pranishme pranverën që lamë pas, por vazhdon të jetë në lojë fort edhe këtë sezon

Mund të luani edhe me të zezën e nuancat monokrom

Lajm i mirë dhe për ata me shije të forta që do ta përdornin pa problem “ pinkun“ në shtëpi; është “in“, jepini pa frikë!

Por ngjyra e vërtetë e sezonit tani është bluja: muajt në vazhdim do ta shihni kudo, e kombinuar përse jo edhe me goldin, me të cilin shkon shumë. Duke qenë se vetë është intensive megjithatë, këshillohet që aksesorët t`i mbani sa më të thjeshtë, duke luajtur më fort  edhe me letra muri si kjo.

Previous ArticleNext Article