KreuCelebrity

Çiljeta merr propozimin për martesë nga Albani?

Ndonëse po jetojnë një histori dashurie prej më shumë se dy vitesh, këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha kanë qenë hermetik duke mos u shfaqur asnjëherë në publik bashkë, pavarësisht se ndonjëherë nuk i kanë shpëtuar fokusit të paparacëve.

Në rrjetet e tyre sociale nuk gjen asnjë foto te tyren sëbashku, pasi Çiljeta dhe Albani kanë zgjedhur të shijojnë dashurinë larg syrit dhe kureshtjes së njerëve duke na bërë që herë pas here të dyshojnë nëse janë në të vërtetë bashkë apo jo! Por duket se çifti jo vetëm që është bashkë, por lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër stad, në atë më të bukurin për dy të dashuruar.

Të paktën një foto e postuar nga këngëtarja vetëm pak minuta më parë na la ta kuptojmë këtë gjë. Dy duar të kryqzuara, ndërsa në gishtin e saj (Çiljetës) një unazë me gurë të çmuar na bën të mëndojmë se bukuroshja e skenës ka marrë propozimin e rëndësishëm.

Sipas një kërkimi të shpejtë që ne bëmë në instagramin e këngëtares nuk na rezultoi që ajo ta kishte më parë një unazë të tillë, ndaj urojmë që me të vërtetë çifti i bukur i showbiz-it të bëjnë hapin e madh.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF